Po nëse vaksina e Covid-19 nuk krijohet dot? Çfarë ndodh?

Teksa vende të tëra janë paralizuar nga karantina e jetët e miliarda njerëzve janë cenuar nga koronavirusi, shumë shpresa janë varur tek ajo që shihet si mënyra më e mirë për fundin e pandemisë: vaksina.

Por ekziston një mundësi, sipas CNN, që ajo të mos zhvillohet kurrë, dhe kjo nuk do të ishte e paprecedent. Në rast se kjo ndodh, atëherë shoqëritë, në vend që ta fshijnë Covid-19, mund të mësojnë të jetojnë me të. Qytetet do të hapeshin ngadalë dhe disa liri do të kthehen nëse ndiqen rekomandimet e ekspertëve.

Testimi dhe gjurmimi fizik mund të bëheshin pjesë e jetës sonë në periudhën afatshkurtër megjithëse një udhëzim i papritur për t’u izoluar mund të mbërrijë në çdo kohë. Një mundësi e tillë, sipas gjigantit mediatik amerikan, po merret parasysh me shumë seriozitet nga mjaft ekspertë sepse diçka e tillë ka ndodhur më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka viruse ndaj të cilëve ne ende nuk kemi zhvilluar një vaksinë”, thotë doktor David Nabarro, profesor i shëndetit global në Imperial College London, i cili gjithashtu shërben si një i dërguar i veçantë i Organizatës Botërore të Shëndetit për pandeminë e Covid-19.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne nuk mund të bëjmë supozime absolute se vaksina do të shfaqet apo se do t`i kalojë të gjitha testet e efikasitetit dhe sigurisë”, shton ai. Një numër i madh specialistësh megjithatë janë të bindur se vaksina e Covid 19 do të arrijë të zhvillohet, e këtë bindje të tyre e ushqen dhe fakti që në ndryshim nga sëmundje si HIV-I apo malarja, koronavirusi nuk pëson mutacione aq të shpejta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?