Po riktheu vizat, Europës do t’i kushtojë 120 miliardë euro

Kthimi i përhershëm i kontrolleve kufitare në Evropë do t’u kushtonte vendeve të Schengenit rreth 120 miliardë euro për dekadën e ardhshme.

Kjo shifër u konfirmua nga organizata zyrtare “France Strategie”, një think-tank i lidhur direkt me zyrën e kryeministrit francez,.

“Marrëveshja e Schengenit është qendra e integrimit evropian. Por, nën presionin e votuesve të alarmuar nga fluksi i paparë i migrantëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme, disa qeveri tashmë kanë rikthyer kontrollet e përkohshme në kufijtë e tyre me shtetet mike të Bashkimit Evropian”, raporton Reuters.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, studimi i “France Strategie”, pohon se rënia e turizmit ndërkufitar dhe rënia në tregti e sjellë nga “shkatërrimi” i zonës së lëvizjes pa viza do t’i kushtonte Evropës 0.8% në të ardhura ekonomike për 10 vjetët e ardhshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm për Francën, kostoja do të ishte nga 1 në 2 miliardë euro në një periudhë afatshkurtër dhe 10 miliardë euro për 10 vjetët e ardhshme, e barabartë me 0.5% të produktit të brendshëm bruto (GDP), kanë thënë autorët.

Ku gjysma e kostos do të shkaktohej si pasojë e rënies së vizitave turistike, 38% për shkak të ndikimit që mund të ketë tek punëtorët ndërkufitarë dhe 12% për shkak të kostove shtesë të transportit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?