Po shkonte në spital, 19 vjeçarja me koronavirus dhunohet seksualisht nga shoferi i ambulancës
Një vajzë 19-vjeçare e prekur nga koronavirusi u përdhunua brenda një ambulance, nga shoferi. Ngjarja ka ndodhur në Pathanamthitta Indi. Gjendja shëndetësore e 19 vjeçares u përkeqësua kështu familja lajmëroi ambulancën për ta shtruar në spital.
Por shoferi i ambulancës devijoi automjetin drejt një rruge të zbrazët dhe përdhunoi 19 vjeçaren,” sipas njoftimit të policisë. Pas ngjarjes, burri 40-vjeçar i kërkoi falje viktimës, duke iu lutur që të mos e denonconte.
Vajza kishte arritur të filmonte një pjesë të momentit duke denoncuar personin në fjalë pasi mbërriti në spital. I dyshuari u pushua menjëherë nga puna dhe u arrestua nga policia. Policia deklaroi gjithashtu se gjendja shëndetësore e të mbijetuarës ishte e qëndrueshme.