Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 07:59 Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme Ish-Presidenti Barack Obama ka sulmuar ashpër administratën e Trumpit lidhur me luftën në Iran dhe çmimet e larta të konsumit, ndërsa ka nisur fushatën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Po tani Amerikë?

Bota E mërkurë, 30 Dhjetor 2020 09:13
Po tani Amerikë?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Katër vjet bota ndodhej në lakun e llogarisë në Twitter të Donald Trump. Ndonëse ai duhet të largohet tani, një kthim në atë si ka qenë nuk do të ketë. Nuk i dihet, se si do të zhvillohet vërtetë SHBA, mendon Ines Pohl.

Në fund muret fortifikues të ndarjes së pushteteve u bënë ballë sulmeve të marra. Të gjitha ato rënkime e ankime nuk ndihmuan aspak. Madje as gjyqtaret e gjyqtarët e zgjedhur prej tij në Gjykatën Supreme amerikane nuk i ndihmuan dot. Donald Trump duhet të largohet më 20 janar nga Shtëpia e Bardhë. Kjo është një arsye për t’u çliruar. Me Joe Biden postin e merr një personalitet politik, që është më i besueshëm, që u përmbahet rregullave të konsoliduara të sjelljes dhe që e di cënueshmërinë e institucioneve demokratike. Por edhe parashikueshmëria merr fund këtu. Kush mendon, se fryma Trump merr fund më 20 janar, bën një gabim kardinal: E nuk janë pak ata që supozojnë, se Donald Trump ishte një rastësi, ndoshta një fatkeqësi apo një përjashtim.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Para 10 minutash
Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Para 11 minutash
Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Para 2 orësh

Donald Trump nuk qe rastësi

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Jo, kjo nuk ishte rastësi. Donald Trump dhe mënyra e tij korruptive, nacionaliste dhe raciste e të bërit politikë, nuk është rastësi. Kjo është pasojë e një sistemi dy-partiak, që nuk është ripërtërirë. Ndaj ky duhej të shërbente si një sinjal zgjimi për të gjtihë ata, që mendojnë, se kapja fort pas strukturave të vjetëruara dhe privilegjeve siguron demokracinë. Në fakt është e kundërta.

Ashtu si të gjithë populistët e suksesshëm Donald Trump që në fillim me slloganin “ne kundër atyre” mblodhi me sukses votat. Lufta elektorale nën moton “America first” në mënyrë implicite përmbante fillimisht premtimin racist për sprasjen e „së huajës”, „jo-amerikanes”. Edhe nëse për një shoqëri emigracioni si SHBA-ja tingëllon e çuditshme, premtimi ishte mbajtja e shumicës së bardhë të shoqërisë në pushtet. Kjo ndjenjë e humbjes së pushtetit do të përforcohet në vitet e ardhëshme prej zhvillimit demografik. Kjo frymë tashmë ka dalë prej rrogozit në sipërfaqe.

Luftë kundër elitave

Rrëfimi i dytë me të cilin ia ka dalë Trump qysh në krye të herës është, se ai atje lart luftonte në anën e të shtypurve, të paprivilegjuarve dhe kundër elitave.

Me karrierën e tij 50 vjeçare politike Joe Biden si pakkush tjetër mishëron pikërisht këtë elitë. Ai për këtë arsye nuk ka pothuajse asnjë shans që t’i nxjerrë njerëzit prej skemës mik/armik. E kjo të çon tek instrumenti i tretë, më i qëndrueshmi dhe më i rrezikshmi i pushtetit të Donald Trump: infiltrimi i vazhdueshëm i një realiteti të përgjithshëm, në të cilin ka fakte neutrale, që nuk janë të motivuara politikisht, por thjeshtë të vërteta. Që ekzistojnë në njohuritë shkencore, që nuk orientohen në marzhet e fitimit, por bazohen tek hulumtimi. Si mund t‘i arrish njerëzit, që lëvizin vetëm brenda botës së tyre të gënjeshrave dhe teorive të konspircionit? Si mund të ribashkohet një shoqëri, e cila është shkëputur nga realiteti?

Fundi përpara fillimit?

Joe Bidenit dhe kabinetit të tij do t’i duhet të luftojë me sfidat brutale të politikës së brendëshme. Nëse partia e tij nuk ia del të fitojë zgjedhjet për senatin në Georgia më 5 janar, perspektiva për një presidencë të sukseshme do të marrë fund përpara se ajo të fillojë më 20 janar, kur bëhet betimi i presidentit. Kjo për faktin, se republikanët me shumicën e tyre në senat do të bëjnë ç’është e mundur për t’i bojkotuar nismat e arsyeshme.

Nëse do të ndodhë kjo, ne do të përjetojmë një SHBA me një udhëheqje politike, e cila do të përpiqet të rikthejë besueshmërinë e vjetër. Por ajo do të jetë një udhëheqje që drejton një popull të përçarë më shumë se kurrë dhe së cilës do t’i duhet të luftojë me vështirësitë ekonomike, që i kanë thelluar këto dasi.

Ne do të përjetojmë një vend, që për vite – për të mos thënë dekada – do të konsumohet në luftrat e brendëshme për pushtet duke u tërhequr gjithnjë e më shumë prej detyrimeve multilaterale kryesisht në Europë. E kjo pavarësisht se kush do të jetë në Shtëpinë e Bardhë. Me këtë të vërtetë duhet të komportohet më në fund Europa dhe Gjermania./DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 10 minutash

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë
Para 11 minutash

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas
Para 14 minutash

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026
Para 29 minutash

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 11 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 14 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 13 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.