Po udhëtonin nga Irlanda për në Francë, 16 persona të mbyllur në kontenierin e një trageti

Një zëdhënës i operatorit të linjës suedeze të trageteve Stena njoftoi se janë gjetur 16 persona të mbyllur në rimorkion e një trageti pasagjerësh që udhëtonte nga Franca për në Irlandë, të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore. Ai tha se janë njoftuar autoritetet e emigracionit, por pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Grupi i personave u zbulua gjatë një kontrolli rutinë në bordin në një trageti që ishte nisur nga porti francez i Cherbourg-ut për në Rosslare të Irlandës, shkruan Voa.

Më 23 tetor, 39 persona, të cilët besohet se ishin të gjithë emigrantë vietnamezë u gjetën në pjesën e pasme të një kamioni frigoriferik në afërsi të Londrës. Lidhur me këtë ngjarje autoritetet kanë ngritur akuza ndaj dy personave në Britani dhe tetë të tjerëve në Vietnam.

Të martën autoritetet holandeze gjetën 25 emigrantë në një traget mallrash menjeherë pas largimit nga porti në drejtim të Britanisë.

SHKARKO APP