Po udhëtonte me biçikletë, përplaset për vdekje 31-vjeçarja shqiptare në Itali

Një 31-vjeçare shqiptare e cila po udhëtonte me biçikletë u përplas për vdekje nga një automjet pasditen e djeshme në Itali. Sipas mediave italiane ngjarja ndodhi në Casalmaggiore, në provincën e Kremones.

E reja vdiq në vend si pasojë e përplasjes së fortë dhe mbërritje e ambulancës në vendngjarje qe e kotë. Sipas hetimeve paraprake ka rezultuar se viktima po drejtonte biçikletën e saj kur një makinë që po vinte nga Sabbioneta e përplasi atë. Drejtuesi i kësaj të fundit, një 56-vjeçar nuk pësoi asnjë dëmtim.

Oficerët e policisë rrugore në Casalmaggiore, karabinierët dhe policia lokale po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP