Polakët rritën konsumin e alkoolit gjatë… pandemisë!

Vitin e kaluar, polakët shpenzuan 7 % më shumë në pije alkoolike. sesa në vitin 2019, sipas të dhënave nga regjistri i borxhit BIG InfoMonitor.

“Borxhet e ndërmarrjeve të pijeve alkoolike u ulën me 10,5 miliardë zloty (PLN) (2,3 miliardë euro) gjatë pandemisë së COVID-19”, njoftoi BIG InfoMonitor.

“Vitin e kaluar, polakët shpenzuan mbi 39 miliardë PLN (8,5 miliardë euro) në pije alkoolike, me 7 % nga viti në vit”, shpjegoi institucioni.

Swiss Digital Desktop Reklama

BIG InfoMonitor shtoi se kjo llogaritej sa një e treta e të gjitha shpenzimeve për ushqime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas regjistrit, shitjet e uiskit, xhinit, rumit dhe tekilës u rritën pak, ndërsa shitjet e birrës u ulën me 1,6 %.

“Por shitjet e birrës joalkoolike u rritën me 23 %, në një miliard PLN (217,4 milion euro) në vitin 2020”, shkruajti regjistri i borxheve, duke shtuar se, sipas NielsenIQ, kjo rritje do të vazhdojë në vitin 2021.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?