Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 10:12 Pio Esposito shkëlqen ndaj Atalantës, talenti i Interit shkruan historinë me tripletë Në një mbrëmje të vështirë për Interin në Bergamo, ku zikaltërit u ndalën në një barazim spektakolar 4-4 ndaj Atalantës, një emër spikati mbi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Polemika fetare, Turqia gjobit serialin e njohur televiziv

Bota E enjte, 28 Dhjetor 2023 18:11
Polemika fetare, Turqia gjobit serialin e njohur televiziv
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Autoriteti transmetues RTUK vendosi të enjten të ndalojë për dy javë transmetimin e serialit të njohur televiziv në Turqi “Kizil Goncalar” pasi u konsiderua se ishte kundër “vlerave kombëtare dhe shpirtërore të shoqërisë”, tha një anëtar bordi. Ilhan Tasci, një anëtar i bordit të RTUK që përfaqëson opozitën kryesore, tha në platformën e mediave sociale X se rregullatori kishte vendosur gjithashtu një gjobë administrative prej 3 për qind ndaj transmetuesit Fox TV, në pronësi të kompanisë Walt Disney.

“Kizil Goncalar”, i cili pasqyron ndarjen midis segmenteve fetare dhe laike të shoqërisë, u përball me reagime të menjëhershme pasi u transmetua për herë të parë më 18 dhjetor, edhe pse dy episodet e tij të para kryesuan listat e vlerësimeve dhe patën më shumë se 10 milionë shikime në YouTube. RTUK shpesh ka penalizuar shfaqjet të cilat i ka etiketuar si shkelje të vlerave morale të Turqisë, strukturës së familjes ose çështje të tjera që i konsideron si joetike, përkatësisht të drejtat e LGBTQ+.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në shumë raste RTUK është kritikuar për frenimin e lirive. Producenti Faruk Turgut tha se seriali pasqyronte realitetin sociologjik të Turqisë, duke portretizuar përplasjen midis segmenteve laike dhe fetare të shoqërisë. “Unë po përpiqem të mbaj një pasqyrë mbi realitetet e shoqërisë turke. Realitetet duhet të diskutohen, ne nuk mund të përparojmë duke i injoruar ato,” tha Turgut sipas të përditshmes Hurriyet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Na shpallën luftë, por ne do të luftojmë deri në fund”, tha ai. Ebubekir Sahin, kryetar i RTUK-së dhe anëtar i partisë në pushtet të presidentit Tajip Erdogan, AK shkroi në X se shikuesit e indinjuar kishin bërë thirrje për anulimin e shfaqjes dhe se posterët e tij të vendosur nëpër Stamboll ishin vandalizuar me ngjyrë të zezë.

Mund t'ju interesojë

SHBA paralajmëron ndërprerje të tjera të shërbimeve teknologjike

SHBA paralajmëron ndërprerje të tjera të shërbimeve teknologjike

Para 43 minutash
Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Para 1 ore
Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Para 14 orësh

Mediat pro-qeveritare e akuzuan shfaqjen si islamofobike. Vëllazëria Ismailaga, një sekt i shquar fetar në Turqi, e kritikoi ashpër serialin. “Prodhimet në mediat e sotme që synojnë fenë tonë dhe individët e devotshëm duke synuar të denigrojnë emrat e Allahut, librin tonë fisnik Kuranin janë absolutisht të papranueshme,” tha sekti në X. /REL/

Etiketat e lidhura

RTUK
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pio Esposito shkëlqen ndaj Atalantës, talenti i Interit shkruan historinë me tripletë
Para 2 minutash

Pio Esposito shkëlqen ndaj Atalantës, talenti i Interit shkruan historinë me tripletë

Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin në promovimin e paqes
Para 8 minutash

Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin...

Alphadjo Cissé: Nuk kam objektiv golash, mendoj vetëm të luaj mirë
Para 13 minutash

Alphadjo Cissé: Nuk kam objektiv golash, mendoj vetëm të luaj mirë

Gjendet pa jetë një person në Fier, dyshohet se është vrarë me armë zjarri
Para 14 minutash

Gjendet pa jetë një person në Fier, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 15 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 22 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.