Polemika për vrasjen gazetarit saudit
Turqia ka informuar partnerët dhe u ka vënë në dispozicion materiale të regjistruara audio në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Por çuditërisht Franca tha se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, po bën “lojë politike” me vrasjen e gazetarit.
Në një intervistë për televizionin France 2 të hënën, Le Drian tha se “për momentin nuk është në dijeni për asnjë informacion të transmetuar nga Ankaraja”.
Komentet e tij shkaktuan zemërim në Turqi. Ankaraja i cilësoi si “të papranueshme” komentet e ministrit të Jashtëm të Francës.
“Zbulimi ynë ndau informacione me ta më 24 tetor, duke përfshirë regjistrimet zanore. Akuzat e tyre ndaj presidentit tonë për lojëra politike janë të pabaza,” tha Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu. “
“Nuk do të habitem nëse së shpejti Franca zgjedh ta mohojë këtë vrasje, edhe pse Arabia Saudite e ka pranuar tani,”u tha ai gazetarëve.
Ndërkohë zbulimi kanadez konfirmoi se e ka dëgjuar një regjistrimin audio të vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi. Konfirmimi erdhi nga kryeministri Justin Trudeau. “Kanadaja është informuar plotësisht për atë,” tha ai.
Presidenti Erdogan tha të shtunën se Turqia ka ndarë disa incizime nga vrasja e gazetarit me Arabinë Saudite, Shtetet e Bashkuara, Francën, Britaninë dhe aleatë të tjerë, por nuk dha detaje për përmbajtjen e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

