Policia austriake arreston 39-vjecarin, dyshohet se vendosi helm miu në ushqimet për fëmijë
Autoritetet në Austri kanë arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në një rast të rëndë helmimi dhe tentativë shantazhi ndaj kompanisë gjermane të ushqimeve për fëmijë HiPP. Sipas prokurorisë në Eisenstadt, i arrestuari është një 39-vjeçar, ndërsa identiteti dhe motivet e plota të ngjarjes nuk janë bërë ende publike
Nga hetimet paraprake rezulton se disa kavanoza me ushqime për foshnje janë kontaminuar me helm për minj dhe më pas janë shpërndarë në Austri, Ceki dhe Sllovaki. Deri më tani janë identifikuar pesë kavanoza të dyshuara, ku në një prej tyre, me përmbajtje karrota dhe patate, janë gjetur gjurmë helmi.
Policia vijon kontrollet për të verifikuar nëse ka produkte të tjera të kontaminuara, ndërsa rasti konsiderohet me rrezik të lartë për shëndetin publik, veçanërisht për foshnjat.
Nga ana e saj, kompania HiPP ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për një problem në procesin e prodhimit, por për një akt të jashtëm kriminal. Sipas kompanisë, gjithçka ka nisur pas një emaili kërcënues të dërguar në një adresë të përgjithshme, çka ka çuar në njoftimin e menjëhershëm të autoriteteve dhe ngritjen e një grupi të posaçëm për menaxhimin e krizës.
Burimi i lajmit: https://www.reuters.com/world/austrian-police-arrest-man-over-poisoned-baby-food-case-2026-05-02/
KOHA JONË SONDAZH

