Policia belge zhvillon kontrolle në zyrat e Komisionit Europian
Policia belge bastisi zyrat e Komisionit Europian, kjo për shkak të dyshimeve për parregullsi në shitjen e aseteve të pasurive të paluajtshme. Hetimi po drejtohet nga Zyra e Prokurorit Publik Europian (EPPO) dhe ka të bëjë me 23 ndërtesa që u blenë nga fondi sovran belg SFPIM për 900 milionë euro në vitin 2024. Në atë kohë, Komisioni kishte deklaruar se shitja ishte zhvilluar përmes tenderit në përputhje me rregulloret financiare të BE-së. EPPO konfirmoi se bastisja kishte ndodhur, por nuk mundi të jepte më shumë detaje. Policia belge nuk pranoi të komentojë.
KOHA JONË SONDAZH

