Policia britanike zbulon burimin e helmimeve me Noviçok, çfarë gjetën

Autoritetet britanike kanë gjetur burimin e agjentit nervor, Noviçok, që ka helmuar dy persona ditë më parë në jug të Anglisë.

Njëra nga viktimat, 44-vjeçarja, Dawn Sturgess, ka vdekur në spital të dielën, pasi i është ekspozuar agjentit.

I dashuri i saj, 45-vjeçari, Charlie Rowley, ka qenë në gjendje kritike, derisa tani zyrtarët kanë thënë se ai është në gjendje më të qëndrueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Londrës ka thënë të premten se një shishe e vogël është gjetur gjatë kërkimeve, në shtëpinë e Rowleyt, dhe pasi është testuar nga shkencëtarët është konfirmuar se substanca ka qenë Noviçok.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia është ende duke bërë kërkime se prej nga ardhur shishja dhe si ka arritur në shtëpinë e Rowleyt.

Testimet tjera do të synojnë të zbulojnë nëse nga mostra e njëjtë janë helmuar edhe ish-agjenti rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij, Yulia në muajin mars në Sallsbëri të Britanisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?