Policia e Dubait arreston grupin për videon ‘e pahijshme’ të grave lakuriq

Policia në Dubai ka arrestuar një grup personashnën akuzat e shthurjes publike, mbi një video të shpërndarë gjerësisht, ku shfaqen disa gra lakuriq, duke pozuar në një ballkon.

Shkeljet e ligjit për mirësjelljen publike në Emiratet e Bashkuara Arabe, përfshirë lakuriqësinë dhe sjellje të tjera “të ndyra”, sjellin dënime deri në gjashtë muaj burg dhe një gjobë prej 5,000 dirham (1,360 dollarë).

Ndarja e materialit pornografik është gjithashtu e dënueshme me  burgimi dhe gjoba të majme sipas ligjeve të vendit, të cilat bazohen në ligjin islamik, ose Sheriatin.

Mbrëmjen e të shtunës, video dhe fotografi grash të zhveshura, të rreshtuara në një ballkon të filmuara teksa merrnin rreze dielli, u shpërndanë në mediat sociale.

Kjo ngjarje shkaktoi dhe tronditje në federatën e shtatë sheikhdomave arabe, ku sjellje të tilla, si puthja në publik ose pirja e alkoolit, ka futur njerëz në burg.

Policia e Dubait tha se të arrestuarit për videon “e pahijshme” u dërguan në prokurorinë publike.

“Sjellje të tilla të papranueshme nuk pasqyrojnë vlerat dhe etikën e shoqërisë Emirate, -deklaroi policia.”

Emiratet e Bashkuara Arabe, megjithëse  janë më liberale në shumë aspekte krahasuar me fqinjët e saj në Lindjen e Mesme, kanë ligje të rrepta.

Njerëzit janë burgosur për komentet dhe videot e tyre në internet. Kompanitë më të mëdha shtetërore telefonike të vendit bllokojnë qasjen në faqet e internetit, kryesisht ato  pornografike.

SHKARKO APP