Policia kontrollon për drogë, shokohen nga ajo çfarë zbulojnë pranë foshnjës

Kur forcat e policisë nisën një kontroll për lëndë narkotike, nuk e kishin menduar që do të përballeshin me një situatë jo fort të zakontë.

Brenda banesës nuk gjetën drogën e kërkuar, por tre gjarpërinj, njëri prej tyre kobra vdekjeprurëse.

Gjarpërinjtë ecnin të lirë nëpër dhomë, ndërsa aty flinte edhe një fëmijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rasti i pazakontë është regjistruar në Jackson County, Georgia të SHBA-ve, vend jo i përshtatshëm për gjarpërinj të tillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kobra mund të shkaktojë vdekjen e një njeriu brenda një ore.

Kafshët ishin në pronësi të Gregory Frederick, 28 vjeç, në banesën e të cilit nuk u gjetën substanca narkotike, por “substanca helmuese”.

I riu përballet me disa akuza për kafshët që mbante si dhe rrezikimin e jetës së fëmijës.

Gjatë bastisjes, policët gjithashtu gjetën breshka të rralla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?