Policia shpëton të mbijetuarit e kapur pas pakove të kokainës
Tre persona u gjetën nga rojat bregdetare në Kolumbi, në mes të detit dhe pa asgjë tjetër ku të kapeshin për të pluskuar, përveç pakove të kokainës.
Tre burrat kishin më shumë se tri orë që përpiqeshin të mbijetonin në det, pa asnjë mjet shpëtimi e vetëm duke u kapur pas pakove të rreth 1265 kilogramëve kokainë.
Rojat bregdetare u hodhën menjëherë litarë për t’i shpëtuar dhe pastaj u vunë prangat. Të tre burrat do të dalin para gjyqit me akuzën e trafikut të drogës.