Poloni, stadiumi i madh i Varshavës transformohet në spital COVID-19

Stadiumi i madh kombëtar i Varshavës do të transformohet pjesërisht në spital të përkohshëm për të sëmurët me COVID-19, në një moment kur Polonia po përballet me një rritje të konsiderueshme të kontaminimeve, njoftoi sot qeveria polake.

Ndërtuar për Euro-2012 të futbollit, stadiumi me rreth 60 000 vende, do të mund të presë të sëmurët në shumë salla konferencash dhe polivalente që ndodhen në tribunat e tij, duke fillaur nga fundi i javës.

“Rreth 500 shtretër do të vendosen në stadium për të pritur personat që kanë nevojë për shërbim spitalor”, theksoi zëdhënësi i qeverisë Piotr Muller për televizionin “Polsatnews”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes këtyre shtretërve, 50 do të jenë të pajisur me materiale që mundojnë marrjen e kujdesit intensiv”, theksoi për agjencinë e lajmeve PAP, Michal Dworczyk, kreu i zyrës së kryeministrit, i ngarkuar me këtë projekt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Media polake dhe shumë ekspertë kishin sinjalizuar tashmë mungesën e shtretërve të lirë në spitale dhe keqmenaxhimin për pritjen e pacientëve të rinj.

Sipas dy zyrtarëve qeveritarë, projekte të ngjashme për krijimin e spitaleve janë parashikuar për secilin rajon të Polonisë, në rast nevoje.

Qeveria u bëri thirrje polakëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të punojnë në distancë duke njoftuar një sërë masash që parashikojnë frenimin e një rritjeje rekord të rasteve me COVID-19, që ka kaluar këto ditët e fundit pragum e 9 000 kontaminimeve të reja ditore në këtë vend me 38 milionë banorë, sipas ekspertëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?