Polonia dëbon 3 diplomatë rusë

Polonia ka dëbuar tre diplomatë rusë, të akuzuar për “veprime armiqësore”, sipas një deklaratë nga Ministria e Jashtme. Masa vjen menjëherë pasi SHBA dëboi 10 diplomatë rusë të enjten dhe vendosi sanksione kundër dhjetëra kompanive dhe  zyrtarëve.

Uashingtoni ka deklaruar se masat janë hakmarrje për ndërhyrjen e  Kremlinit në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar dhe një sulm masiv kibernetik ndaj agjencive federale të njohura si SolarWinds.

Duke shprehur “solidaritetin e saj të plotë” me Uashingtonin, Ministria e Jashtme polake tha se “vendimet e marra së bashku me aleatët” ishin “përgjigja më e përshtatshme ndaj veprimeve armiqësore të Federatës Ruse”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?