Pompeo, javën e ardhshme vizitë zyrtare në Britani
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, pritet që javën e ardhshme të zhvillojë një vizitë zyrter në Britani, në kuadër të një turneu rajonal që do të përfshijë edhe Ukrainën, Bjellorusinë, Kazakistanin dhe Uzbekistanin.
Departamenti amerikan i Shtetit ka ka konfirmuar se Pompeo do të udhëtojë drejt Londrës më 29 janar për një vizitë që synon të riafirmojë marrëdhënien speciale midis Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.
Kjo është një vizitë e e cila do të hzvillohet vetëm dy ditë para se të ndodhë Brexit-i apo dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian.
Ndër të tjera zëdhënësja Morgan Ortagus, e DASH ka thënë se Pompeo do të diskutojë “mënyrat për të zgjeruar dhe thelluar marrëdhëniet tregtare” me kryeministrin britanik, Boris Johnson, dhe sekretarin e Jashtëm, Dominic Raab.
Pas Britanisë në datën 30 janar, Pompeo do të qëndrojë në Kiev, ku pritet që të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, dhe zyrtarë të tjerë të këtij vendi.