Pompeo: Trump kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Gjirin Persik

Bisedime mes SHBA dhe Katarit rreth zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme
Sekretari i Departamentit të Shtetit Amerikan Mike Pompeo dhe Ministri i Jashtëm i Katarit Sheik Mohammed bin Abdulrahman Al Thani diskutuan – këtë të martë në Washingon DC – zhvillimet më të fundit në rajonin e Lindjes së Mesme, veçanërisht krizën e Gjirit, njoftoi agjensia zyrtare e lajmeve të Katarit (QNA).
Bisedimet u zhvilluan gjatë vizitës zyrtare të ministrit të jashtëm katarian në Shtetet e Bashkuara. Gjatë takimit, u diskutuan “marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve dhe mënyrat e konsolidimit të mëtejshëm të tyre në fusha të ndryshme, krahas zhvillimeve të fundit në rajon, si kriza e stërgjatur e Gjirit, pasojat e situatës humanitare në Jemen, Libi, Palestinë dhe në Siri”.
Sipas njoftimit të Departamentit të Shtetit pas këtij takimi, Z. Pompeo apeloi për domosdoshmërinë e dhënies fund krizës së Gjirit, duke theksuar se “Presidenti (Donald Trump) dëshiron të shohë zgjidhjen e mosmarrëveshjes së Gjirit, sepse nga kjo mosmarrëveshje nuk përfiton askush tjetër përveç Iranit”.
Pompeo e falënderoi Ministrin e Jashtëm Katarian për partneritetin strategjik dhe miqësinë e vendit të tij me Shtetet e Bashkuara, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme të Katarit në luftën kundër terrorizmit dhe financimit të tij – sipas njoftimit të DASH.
Nga ana e tij, Sheikh Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani tha pas takimit se palët u përqendruan në marrëdhëniet bilaterale dhe folën për disa çështje rajonale siç janë zhvillimet e fundit në Siri, Jemen, Afganistan dhe procesi i paqes në Lindjen e Mesme, sikurse dhe kriza e Gjirit në kontekstin e situatës rajonale.
Rreth pyetjes së gazetarëve nëse ekziston ndonjë perspektivë për të arritur zgjidhjen e krizës së Gjirit përpara samitit SHBA – GCC (i cili pritet të mbahet shtatorin e ardhshëm), Al Thani tha se deri tani nuk ka asnjë tregues për këtë, ndërsa theksoi se vendi vazhdon ta trajtojë këtë çështje në mënyrë konstruktive dhe pozitive.
Ministri katarian vuri në dukje se përpjekjet e SHBA-ve dhe Kuvajtit për zgjidhjen e krizës vazhdojnë, dhe siguroi se vendi i tij e mirëpret dialogun me vendet e bllokadës bazuar në respektimin e sovranitetit kombëtar dhe së Drejtës Ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?