Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Praga, thirrje Perëndimit t’i kundërpërgjigjet Rusisë

Bota E mërkurë, 21 Prill 2021 16:10
Praga, thirrje Perëndimit t’i kundërpërgjigjet Rusisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Republika Çeke po u bën thirrje aleatëve evropianë dhe të NATO-s të ndërmarrin veprime të përbashkëta si kundërpërgjigje ndaj Rusisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kjo vjen pas akuzave se agjentët rusë qëndronin pas një shpërthimi të madh në një depo armësh të Çekisë në vitin 2014 dhe se ishin pjesë e një njësie speciale që kreu edhe një atentat në Britani.

Mund t'ju interesojë

Austri, mijëra studentë protestojnë për më shumë financime për universitetet

Austri, mijëra studentë protestojnë për më shumë financime për universitetet

Para 11 orësh
Presidenti Marcon ashpërson kufizimet, fajëson të majtën radikale për trazirat

Presidenti Marcon ashpërson kufizimet, fajëson të majtën radikale për trazirat

Para 11 orësh
Përmbytje vdekjeprurëse në jug të Francës, tre viktima dhe qindra të evakuuar

Përmbytje vdekjeprurëse në jug të Francës, tre viktima dhe qindra të evakuuar

Para 21 orësh

Tetëmbëdhjetë diplomatët rusë të dëbuar nga Republika Çeke, që mbërritën në Moskë të hënën, ishin identifikuar nga hetuesit çekë si agjentë ushtarakë. Si kundërpëgjigje, Rusia dëboi njëzet diplomatë çekë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Ne thyem me sukses dy njësi të mëdha agjenturore ruse dhe për rusët do jetë shumë e komplikuar t’i ndërtojnë ato përsëri,” tha Jan Hamacek, Ministër i Jashtëm në detyrë i Republikës Çeke.

Hetuesit akuzojnë Rusinë për shpërthimin në një depo çeke armësh në vitin 2014, ku humbën jetën dy punëtorë. Dy persona që udhëtonin me dokumente të rreme kërkuan të vizitonin vendin e ngjarjes në kohën e shpërthimit.

Ata janë identifikuar si të njëjtit persona të dyshuar për helmimin me agjent nervor në Britani në vitin 2018 të ish-agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal, i cili mezi arriti të mbetet gjallë.

Faqja hetimore e internetit Bellingcat i identifikoi ata si Anatoly Chepiga dhe Alexander Mishkin, që të dy oficerë të zbulimit ushtarak rus, GRU. Njësia e tyre, 29155, besohet se merret me sabotime dhe subversion.

“Ata duket se janë jashtëzakonisht aktivë në disa pjesë të Evropës. Por përveç kësaj ne kemi parë vrasjen e çeçeno-gjeorgjianit Zelimkhan Khangoshvili në Berlin, për të cilën një rus po gjykohet në Gjermani. Është gjithashtu gjyqi për çështjen e avionit MH17 në Hagë. Ka patur edhe shtetas të tjerë rusë të vrarë në vende të tjera të Bashkimit Evropian,” thotë Ian Bond, analist për Rusinë.

Të hënën, Bashkimi Evropian shprehu mbështetje për dëbimin nga Republika Çeke të diplomatëve rusë.

“Këta diplomatë janë identifikuar nga zbulimi çek si agjentë të shërbimit ushtarak rus dhe Bashkimi Evropian qëndron i bashkuar dhe në solidaritet me Republikën Çeke,” tha Josep Borrell, Shef i Politikës së Jashtme të BE-së.

Një zëdhënës i Kremlinit i quajti akuzat çeke “të pabaza” dhe akuzoi Perëndimin për “një psikozë masive anti-ruse”.

Javët e fundit janë rritur tensionet, për shkak se Rusia ka vendosur mijëra trupa dhe pajisje ushtarake në kufirin me Ukrainën. Gjithashtu, Rusia mban të burgosur udhëheqësin kryesor të opozitës Aleksej Navalni, për të cilin mjekët thonë se është në gjendje të rëndë në një spital burgu. Presidenti rus po përpiqet të fitojë mbështetje brenda vendit, thotë analisti Ian Bond.

“Këto 12 muajt e fundit nuk kanë dhe aq të mirë për Putinin. Rusia ka ndër nivelet më të larta të vdekjeve nga COVID-i në botë. Ekonomia është në stanjacion dhe FMN-ja parashikon se ajo do të qëndrojë në këtë gjendje për një farë kohe. Gjithashtu, protestat për arrestimin e Navalnit në janar ishin më të mëdhatë që ka parë Rusia prej një kohe mjaft të gjatë,” thotë analisti Ian Bond.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj Rusisë këtë muaj duke e akuzuar Moskën për sulme kibernetike dhe akte të tjera keqdashëse. Republika Çeke po kërkon masa të mëtejshme nga aleatët e saj, si dëbimin e diplomatëve dhe agjentëve rusë, për t’iu kundërvënë ndërhyrjeve të Kremlinit./VOA

Etiketat e lidhura

Republika Ceke
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 8 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 9 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 9 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 12 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 13 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.