Pranga ish-ministrit, Rumania ndëshkon një tjetër zyrtar për korrupsion

 

Senati rumun i dha dritën jeshile arrestimit të ish-ministrit socialdemokrat, Dan Sova i akuzuar për korrupsion në një çështje që lidhet me kontrata mashtruese të asistencës ligjore.

Në tërësi 95 senatorë votuan në mbështetje të kërkesës së Prokurorisë Antikorrupsion (DNA), e cila kërkon vendosjen e Sovas në periudhë paraburgimi, ndërsa 30 të tjerë votuan kundër këtij vendimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sova, 42 vjeç, ministër prej tre mandatesh midis vitit 2012 dhe 2014 është i dyshuar se ka ndërhyrë pranë drejtorit të kompanisë energjetike ”CET Govora” për ta bindur për nënshkrimin e disa kontratave me një firmë ligjore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Senatori kishte kërkuar 100 mijë euro në këmbim të ndërhyrjes së tij, midis vitit 2011 dhe 2014.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?