Prej ditësh i shtruar në spital, mjeku personal flet për gjendjen e Berlusconit

Lajmet për gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit italian janë inkurajuese.

Mjeku personal i Silvio Berlusconit, Luigi Giancrigillo, theksoi se shëndeti i ish-kryeministrit po përmirësohet dhe të gjitha parametrat e ekzaminimit janë inkurajuese.

Berlusconi është i shtruar në spitalin “San Rafaele” të Milanos që të enjten e kaluar, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, ndërsa është diagnostikuar edhe me pneumoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 24 orët e fundit, 1.370 raste të reja me koronavirus u regjistruan në Itali,  ndërsa dhjetë persona kanë humbur jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të gjitha rajonet e vendit janë shfaqur raste të reja sot. Ndërsa vijon që numrin më të lartë të të prekurve të rinj ta ketë Lombardia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?