”President më jep mandatin”, Giorgia Meloni gati të bëhet kryeministre

Giorgia Meloni është gati të bëhet kryeministrja e parë grua e Italisë. Liderja e Fratelli d’Italia, bashkë me dy partnerët e tjerë të koalicionit, Matteo Salvini të Legës dhe Silvio Berlusconi të Forza Italia, zhvilluan një takim konsultues 11-minutësh me presidentin e vendit, Sergio Mattarella, duke i kërkuar dorëzimin e mandatit për formimin e qeverisë së re.

Një tregues i qartë se dallimet mes palëve dhe mosmarrëveshjet e fundit janë tejkaluar. Kreu i shtetit italian pritet që gjatë ditës të thërrasë Melonin në presidencë për t’i dorëzuar mandatin.

Meloni ka bërë gati edhe emrat e qeverisë së saj, me mediat italiane që shkruajnë se listën e ka përpiluar e vetme, e mbyllur në shtëpinë e saj. Mes atyre që spikasin është emri i Salvinit që mund të marrë drejtimin e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës,

SHKARKO APP