Presidenti Begaj reagon për aksidentin tragjik në Lisbonë: I trishtuar nga incidenti tragjik

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, reagoi për aksidentin tragjik në Lisbonë, ku deri më tani janë konfirmuar 17 viktima.

“I trishtuar nga incidenti tragjik në Elevador da Glória në Lisbonë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet që kanë pësuar një humbje të tillë. Mendimet e mia janë me të lënduarit, të cilëve u uroj një shërim të shpejtë dhe të plotë”, shkroi Presidenti Begaj në profilin e tij në platformën X.

“Elevador da Glória” doli nga shinat e u përplas, duke i marrë jetën 17 personave. 20 të tjerë mbetën të plagosur; të paktën 5 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?