Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 23:22 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke ndarë një moment nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti Biden hap sezonin e festave, “fal” dy gjela

Bota E martë, 22 Nëntor 2022 12:42
Presidenti Biden hap sezonin e festave, “fal” dy gjela
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Joe Biden vazhdoi një traditë 75-vjeçare të hënën dhe fali dy gjela deti për Festën e Falenderimeve, të cilëve u ishin vënë emrat sipas shijeve të tij të preferuara të akullores. Ai gjithashtu bëri shaka me arritjet më të mira se ç’pritej të partisë së tij politike në zgjedhjet e mesmandatit që u mbajtën këtë muaj.

“Votat u hodhën, u numëruan dhe u verifikuan”, tha Presidenti Biden teksa mirëpriti gjelat e detit Chocolate dhe Chip përpara qindra njerëzve që u mblodhën në kopshtin jugor në një mot të ftohtë. “Nuk ka mbushje kutish. Nuk ka lojë manipuluese. E vetmja dallgë e kuqe këtë sezon do të jetë nëse pastori gjerman Commander rrëzon salcën e boronicës së kuqe në tryezën tonë“. Commander (Komandanti) quhet qeni i presidentit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Chocolate dhe Chip, secili me peshë rreth 23 kilogramë, u sollën nga Karolina e Veriut të shtunën. Ata u vendosën në një dhomë në hotelin Willard, pranë Shtëpisë së Bardhë, për të pritur vizitën e tyre me presidentin dhe deklaratën e tij që u jep lirinë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Chocolate chip (çokollatë e thërrmuar) është lloji i preferuar i akullores për Presidentin Biden. Presidenti bëri shaka në këtë aktivitet duke thënë se “mund t’i kishim emërtuar “Chips dhe Science”, sipas Ligjit me buxhet 280 miliardë dollarë CHIPS dhe Shkencë, që ai mbështeti dhe firmosi në fuqi këtë vit.

Mund t'ju interesojë

Negociatat me Iranin: Trump kthen faqen, Vance drejtohet nga çështjet e brendshme

Negociatat me Iranin: Trump kthen faqen, Vance drejtohet nga çështjet e brendshme

Para 4 orësh
Mercedes-Benz pezullon investimet e reja në Gjermani: Britta Seeger pranon se po shqyrtohet mbyllja e fabrikave

Mercedes-Benz pezullon investimet e reja në Gjermani: Britta Seeger pranon se po shqyrt...

Para 4 orësh
Finlanda regjistron sulm ndaj një anijeje luftarake ruse në Gjirin e Finlandës: dyshohet për operacion të SBU-së

Finlanda regjistron sulm ndaj një anijeje luftarake ruse në Gjirin e Finlandës: dyshohe...

Para 5 orësh

“Unë i fal Chocolate dhe Chip-in“, deklaroi Presidenti Biden. Përpara ceremonisë, djali i tij Hunter Biden nxori jashtë djalin e tij të vogël, Beau, i cili është pothuajse 3 vjeç, që të shikonte gjelat.

Të dy gjelat janë nga Monroe, Karolina e Veriut, njoftoi Federata Kombëtare e Gjelave të Detit, sponsore e traditës së gjelit të detit, e cila daton që në vitin 1947, me Presidentin Harry Truman.

Fillimi i aktiviteteve të festave në Shtëpinë e Bardhë pasoi një fundjavë të ngjeshur personalisht për Presidentin Biden dhe familjen e tij, së bashku me zgjedhjet e mesmandatit në të cilat Partia Demokrate e presidentit pati rezultate të mira dhe sfidoi tendencat historike që kishin parashikuar humbje të mëdha. Demokratët do të mbajnë kontrollin e Senatit dhe megjithëse republikanët do të kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve kur Kongresi i ri të fillojë punën në janar, demokratët i mbajtën në minimum fitoret e Partisë Republikane në atë dhomë.

Pema zyrtare e Krishtlindjes e Shtëpisë së Bardhë u dorëzua të hënën dhe çifti Biden ndihmoi në shërbimin e një darke në stilin e Festës së Falënderimeve në një bazë të Korpusit të Marinsave në Karolinën e Veriut.

Presidenti Biden dhe gruaja e tij, Jill, do të largohen nga Uashingtoni të martën për të vazhduar traditën e tyre familjare duke e kaluar Festën e Falenderimeve në ishullin Nantucket, të shtetit Masaçusets. Ata organizuan dasmën e mbesës së tyre Naomi Biden në Shtëpinë e Bardhë të shtunën, e ndjekur nga një drekë familjare të dielën për ditëlindjen e 80-të të presidentit./VOA

Etiketat e lidhura

Bidengjela
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 3 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
Para 3 orësh

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS
Para 3 orësh

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 8 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 11 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit
Para 3 orësh

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.