Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti Biden përballet me presion nga votuesit arabë dhe myslimanë

Bota E mërkurë, 1 Nëntor 2023 21:05
Presidenti Biden përballet me presion nga votuesit arabë dhe myslimanë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Joe Biden po përballet me reagimet e disa anëtarëve të Partisë së tij Demokrate për mbështetjen e palëkundur për Izraelin ndërsa siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, ushtria izraelite po zgjeron operacionet tokësore në Gazë dhe numri i viktimave civile palestineze po rritet. Ndërsa vazhdojnë sulmet ajrore izraelite në Gazë, përfshirë atë në kampin e refugjatëve al-Shati, Këshilli Kombëtar Demokratik Mysliman i ka dërguar një letër Presidentit Joe Biden duke kërkuar që ai të ndërmjetësojë një armëpushim ose të përballet me humbjen e mbështetjes së miliona myslimanëve amerikanë në fushatën për rizgjedhje në vitin 2024.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ne e dimë se komuniteti ynë mund të ndryshojë rezultatin në shtetet ku gara për President është e fortë. Unë mendoj se udhëheqësit e Partisë Demokrate po i kushtojnë vëmendje kësaj dhe kanë frikë nga ajo që po ndodh dhe po i dërgojnë mesazhin Shtëpisë së Bardhë se kjo do të dëmtojë shanset tona në zgjedhjet e vitit 2024”, tha Basim Elkarra nga Këshilli Kombëtar Demokratik Mysliman. Mbi një milion myslimanë hodhën votën në zgjedhjet e vitit 2020, një numër i mjaftueshëm votash që mund të luhasë rezultatin në disa shtete ku garat zgjedhore janë të papërcaktuara. Myslimanët dhe arabo-amerikanët votojnë tradicionalisht për kandidatët demokratë, por kjo prirje mund të jetë duke ndryshuar. Një sondazh i ri nga Instituti Arabo-Amerikan tregon se mbështetja për zotin Biden ra tek votuesit e këtij komuniteti, nga 59% sa ishte në zgjedhjet e vitit 2020 në 17%.

Mund t'ju interesojë

Austri, mijëra studentë protestojnë për më shumë financime për universitetet

Austri, mijëra studentë protestojnë për më shumë financime për universitetet

Para 5 orësh
Presidenti Marcon ashpërson kufizimet, fajëson të majtën radikale për trazirat

Presidenti Marcon ashpërson kufizimet, fajëson të majtën radikale për trazirat

Para 5 orësh
Përmbytje vdekjeprurëse në jug të Francës, tre viktima dhe qindra të evakuuar

Përmbytje vdekjeprurëse në jug të Francës, tre viktima dhe qindra të evakuuar

Para 15 orësh

“Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me komunitetin mysliman, komunitetin arabo-amerikan dhe udhëheqësit palestinezë amerikanë për të dëgjuar shqetësimet e tyre”, thotë Karine Jean-Pierre, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë. Në anën tjetër, hebrenjtë amerikanë janë “thellësisht mirënjohës” për mbështetjen e Presidentit Biden për Izraelin.
“Izraeli mbetet një çështje shumë e rëndësishme për votuesit hebrenj. Është një çështje për të cilën ka një lidhje shumë të fortë emocionale midis hebrenjve amerikanë dhe mbështetjes për Izraelin”, thotë Halie Soifer, e cila drejton Këshillin Demokratik Hebre të Amerikës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rreth 7 milionë hebrenj jetojnë në SHBA, po aq sa jetojnë edhe në Izrael. Ata përbëjnë 3% të elektoratit amerikan. Presidenti Biden vlerësohet gjerësisht edhe në Izrael. Ai i ka kërkuar kryeministrit Benjamin Netanyahu që të udhëheqë luftën sipas ligjit ndërkombëtar humanitar për të mbrojtur civilët.

“Ajo që ai po i thotë Izraelit është më ndihmo që të jem në gjendje të të ndihmoj. Nëse bëni përpjekje maksimale për të luftuar sipas ligjeve të luftës, atëherë më lehtësoni mua t’ju mbështes dhe të marr mbështetje për ju në komunitetin ndërkombëtar, në Amerikë dhe në Partinë Demokrate”, thotë Jonathan Rynhold, kreu i Departamentit të Studimeve Politike në Universitetin izraelit Bar-Ilan.

Sondazhet tregojnë se më shumë republikanë sesa demokratë e mbështesin vendimin e zotit Biden për të dërguar armë në Izrael. “Republikanëve, qoftë (ish-presidenti) Trump, apo atyre të Kongresit, nuk u ka mbetur shumë hapësirë për ta rritur mbështetjen për Izraelin më shumë se Presidenti Biden”, thotë Norman Ornstein nga Instituti “American Enterprise”. Ndërkohë presioni për një armëpushim po rritet, përfshirë edhe ata që protestuan gjatë seancës dëgjimore të Kongresit të së martës. Zyrtarët amerikanë kanë kërkuar “pauza humanitare” për të lejuar ndihmat të arrijnë te civilët, por thonë se nga një armëpushim në këtë pikë do të përfitojë vetëm nga Hamasi. /VOA/

Etiketat e lidhura

Joe Bdienmyslimane
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.