Presidenti Biden përfundon udhëtimin në Evropë: Garanci absolute të lidhjeve transatlantike
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden përfundoi udhëtimin e tij evropian me një vizitë në Finlandë, ku u takua me udhëheqësit e anëtarit më të ri të NATO-s dhe të vendeve të tjera nordike. Siç njofton nga Helsinki korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara, konflikti në Ukrainë ka hedhur një hije mbi të ardhmen e kontinentit.
Nga kryeqyteti i Finlandës, presidenti Joe Biden siguroi vendin më të ri anëtar të NATO-s për angazhimin e aleancës. Ai u përpoq të zbuste shqetësimet evropiane se një ndryshim në administratën amerikane mund të nënkuptojë lidhje të pasigurta transatlantike.
“Ju garantoj absolutisht për këtë. Nuk ka dyshim. Ka mbështetje dërrmuese të popullit amerikan”. Në Helsinki, presidenti Biden u takua gjithashtu me udhëheqës të vendeve të tjera nordike, Suedisë, Norvegjisë, Danimarkës dhe Islandës, të cilët tani janë anëtarë të NATO-s. Ai u kthye në Uashington të enjten në mbrëmje.