Presidenti Biden, qëndrim të ashpër ndaj Turqisë: Mos mbani sistemin S-400

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden po mban një qëndrim të ashpër ndaj Turqisë për shkak të blerjes së sistemit raketor rus. Biden nuk e ka ndryshuar qëndrimin e administratës së paraardhësit të tij, Donald Trump për këtë çështje.

“Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar. Ne i bëjmë thirrje Turqisë të mos e mbajë sistemin S-400”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby. Turqia e bleu sistemin S-400 nga Rusia në vitin 2019.
Ky bashkëpunim u bë pasi Ankaraja nuk arriti të pajtohet me kushtet e Shteteve të Bashkuara për blerjen e sistemit mbrojtës amerikan, të cilin e kanë zgjedhur shumica e vendeve anëtare të NATO-s.
Blerja e sistemit rus tensionoi raportet midis Uashingtonit dhe Ankarasë. SHBA-ja tha se një bashkëpunim i tillë ushtarak me Moskën nga ana e Turqisë ishte i papranueshëm për NATO-n. Shtetet e Bashkuara paralajmëruan gjithashtu se kjo do të rrezikonte sigurinë e teknologjisë ushtarake dhe personelit amerikan si dhe atë të Turqisë.

Por, Turqia nuk u tërhoq nga vendimi i saj. Si kundërpërgjigje Shtetet e Bashkuara pezulluan pjesëmarrjen e Ankarasë në programin e blerjes së aeroplanëve F-35, por në ndërkohë vazhduan të negociojnë. Shtetet e Bashkuara u zemëruan edhe më shumë kur në tetor të vitit 2020, Turqia filloi testimin e sistemit raketor rus. Pentagoni në atë kohë tha se ky veprim rrezikonte të kishte pasoja serioze për marrëdhëniet SHBA-Turqi. Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden dhe ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Fotografi nga arkivi. “Vendimi i tyre për të blerë S-400 është në kundërshtim me angazhimet e Turqisë si një aleat i SHBA dhe NATO. Turqia ka pasur mundësi të shumta gjatë dekadës së fundit për të blerë sistemin e SHBA-së por në vend të kësaj zgjodhi të blinte sistemin rus, i cili i siguron të ardhura dhe ndikim Rusisë”, tha Kirby.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në janar pati thënë se shpreson për arritjen e një kompromisi me presidentin Biden që do të lejonte Ankaranë të riintegrohej në programin e avionëve luftarakë F-35, por kontaktet midis administratës së re amerikane dhe Turqisë kanë qenë të kufizuara. Që nga marrja e detyrës më 20 janar, Biden nuk ka folur ende me Erdoganin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?