Presidenti Donald Trump: Izraeli nuk më mbushi mendjen për luftën me Iranin

Presidenti i Amerikës, Donald Trump thotë se Izraeli nuk e bindi atë të sulmonte Iranin, pas raportimeve në media se Netanyahu kishte ndikuar në vendimin e presidentit amerikan dhe pas kritikave nga komentuesit e krahut të djathtë.

”Izraeli kurrë nuk më mbushi mendjen për luftën me Iranin; rezultatet e 7 tetorit, të shtuara mbi opinionin tim se Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore, e bënë këtë”,-shkroi Trump në rrjetet sociale.

Populli amerikan është shprehur kundër ndërhyrjes amerikane në Gjirin Persik, duke theksuar më tepër një politikë izolacioniste, të cilën e premtonte edhe Trump në betejën elektorale. Mbështetja ndaj Izraelit ka ndikuar në rënien e popullaritetit të Trump në SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?