Presidenti Donald Trump: “Qytetet amerikane do të kthehen në kampe stërvitjeje për ushtrinë”

Në një fjalim të pazakontë të mbajtur në Virxhinia, përpara qindra udhëheqësve ushtarakë të mbledhur nga bazat amerikane në mbarë botën, Donald Trump e përshkroi gjendjen aktuale në SHBA si një “luftë të brendshme”. Ish-presidenti i quajti “trazirat civile” një “armik të brendshëm”, duke theksuar se qytetet amerikane do të shërbejnë si “kampe stërvitjeje” për ushtrinë.

Ky deklarim vjen pas vendimit të tij për të dërguar trupa të Gardës Kombëtare në Uashington DC, Los Angeles dhe Portland, me justifikimin e rritjes së krimit dhe mbështetjes së zbatimit të ligjit, veçanërisht në çështjet e emigracionit. Trump sulmoi sërish qytetet e drejtuara nga demokratët, duke përmendur San Franciskon, Çikagon, Nju Jorkun dhe Los Angelesin, ndërsa paralajmëroi se politika e tij për përdorimin e ushtrisë në rrugë do të vijojë“Ka shumë zona të pasigurta, por ne do t’i rregullojmë një e nga një.Kjo është luftë e brendshme. Kontrolli i territorit është thelbësor për sigurinë kombëtare dhe nuk mund të lejojmë hyrjen e atyre që kërcënojnë kufijtë tanë,” u shpreh.

Në krah të tij ishte shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, i cili theksoi nevojën për “fundin e dekadave të kalbjes” në ushtri. Ai kritikoi gjeneralët dhe ushtarët mbipeshë, duke insistuar për standarde më të larta fizike, të njëjta për burrat dhe gratë. “Nuk dua të shoh më gjeneralë të dhjamosur apo trupa të paafta fizikisht. Ushtria jonë duhet të reflektojë forcë dhe disiplinë,” tha Hegseth.Në fillim të shtatorit, Trump kishte firmosur një urdhër ekzekutiv për rimërtimin e Ministrisë së Mbrojtjes në “Ministri e Luftës”, hap që sipas tij ishte “më i sinqertë dhe më i përshtatshëm” duke marrë parasysh rolin aktiv të ushtrisë amerikane në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?