Presidenti Erdogan flet për Netanyahun: Ai është kërcënimi më i madh për sigurinë në Lindjen e Mesme

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan thotë se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është një kërcënim i madh për sigurinë në Lindjen e Mesme.
“Netanyahu ka treguar edhe një herë se është kërcënimi më i madh për sigurinë e rajonit”, citohet të ketë thënë Erdogan gjatë bisedës me udhëheqësin e Katarit.
Erdogan ka nënvizuar se është angazhuar në kontakte intensive diplomatike lidhur me përplasjet e shkaktuara nga sulmet izraelite ndaj Iranit, duke theksuar se do të vazhdojë përpjekjet për t’i dhënë fund spirales së dhunës në rajon.
Për të sulmet izraelite nuk duhet të shpërqendrojnë vëmendjen nga kriza humanitare dhe aktet që ai i quan gjenocid në Gaza. Ai paralajmëroi se incidentet nuk duhet të lejohen të përfshijnë edhe Sirinë, duke shtuar rrezikun për një konflikt më të gjerë rajonal.