Presidenti filipinas këngë ‘dashurie’ për Trump: Ti je drita e botës (Video)

Presidenti Rodrigo Duterte këndoi një këngë dashurie filipinase për Donald Trump gjatë një darke zyrtare në Manila. Presidenti amerikan dhe ai filipinas ishin mes 19 liderëve të pranishëm në një gala në Manila në vigjilje të samitit të vendeve aziatike.

Në një moment të mbrëmjes, Duterte mori mikrofonin dhe këndoi këngën “Ti”. Një prej vargjeve të këngës thotë: Ti je drita e botës, gjysma e zemrës sime.
Pas këngës, Duterte sqaroi se e bëri këtë pasi u urdhërua nga komandanti i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Zonja dhe zotërinj, këndova me urdhër të komandantit të përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara”- tha më vonë Duterte. Duterte, i cili njihet si Trumpi i Azisë për shkak të stilit të tij arrogant, pas duetit të hënën, u takua me Trump në kuadër të samitit Asean shkruan Theguardian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy liderët vlerësuan tej mase raportin mes dy vendeve, megjithëse së fundit tensioni mes Manilës dhe Uashingtonit ka qenë i dukshëm, për shkak të sulmeve verbale që presidenti Duterte i ka bërë SHBA dhe dëshirës së tij për të pasur raporte më të forta me Rusinë dhe Kinën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?