Presidenti i Çekisë: Të dalim nga BE-ja, referendum
Presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman, është pro një referendumi për daljen e vendit të tij nga Bashkimi Evropian.
Gjatë një interviste portalin “Parlamentnilisty.cz”, Zeman regon gjithashtu edhe ndaj kryeministrit çek Sobotka, i cili kërkon të evitohet një konsultim popullor i kësaj natyre.
“Unë jam me ata që janë kundër daljes nga BE-ja, por edhe kundërshtar i atyre që kërkojnë t’i pengojnë qytetarëve mundësinë për të votuar mbi këtë çështje”, theksoi Presidenti i Republikës Çeke.
KOHA JONË SONDAZH

