Presidenti i Iranit viziton Evropën, pasiguri për marrëveshjen bërthamore

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, planifikon të vizitojë Austrinë dhe Zvicrën, muajin e ardhshëm, në kohën e pasigurive për të ardhmen e marrëveshjes bërthamore midis Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Muajin e kaluar, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është tërhequr nga kjo marrëveshje dhe ka rivënë sanksione ekonomike kundër Iranit.

Nënshkrueset e tjera të marrëveshjes: Britania, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania kanë thënë se do të mbeten të përkushtuara ndaj saj, për aq kohë sa e respekton edhe Irani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teherani, ditë më parë, tha se ka nisur procesin e rritjes së kapacitetit për të pasuruar uranium, në rast se marrëveshja, që e kufizon aktivitetin e tij bërthamor, kolapson.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rohani pritet të qëndrojë në Zvicër më 2 dhe 3 korrik për të biseduar me presidentin e këtij vendi, Alain Berset, dhe zyrtarë të tjerë, tha Qeveria zvicerane, shkruan rel.

Më 4 korrik, presidenti iranian do të takohet me homologun e tij austriak, Aleksander Van der Bellen, dhe kancelarin Sebastian Kurz në Vjenë, citoi agjencia e lajmeve DPA një burim në zyrën presidenciale në Austri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?