
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka zgjedhur Gadi Eisenkotin, kreun e aleancës opozitare dhe të partisë Yashar, për të tentuar formimin e një qeverie të re, pas zgjedhjeve që përfunduan pa një shumicë të qartë.
Eisenkot konsiderohet rivali më i fortë i Benjamin Netanyahu-t.
Netanyahu, kryeministri me kohën më të gjatë në detyrë në historinë e Izraelit, po përpiqet të qëndrojë në pushtet, pasi koalicioni i tij nacionalist-fetar humbi shumicën në zgjedhjet e 27 tetorit, megjithëse mbeti grupimi më i madh në parlament.
Blloku kundër Netanyahut, i udhëhequr nga Eisenkot, ish-shef i ushtrisë izraelite, ka refuzuar të bashkëpunojë me partitë arabe, të cilat mund t’i siguronin shumicën parlamentare.