Presidenti i Kenias shkon në Gjermani për të gjetur 200.000 vende pune
Presidenti William Ruto ka thënë se ai po synon të sigurojë mundësi për kenianët për të gjetur punë në Gjermani, në mes të një krize të përkeqësuar të papunësisë në vendin e tij.
Ai e bëri këtë pak para se të nisej për në Evropë për një takim të G20.
Më shumë se një duzinë liderë afrikanë po shkojnë në kryeqytetin gjerman, Berlin, për të kërkuar mundësi ekonomike, duke përfshirë marrëveshjet e eksportit të fuqisë punëtore dhe rritjen e investimeve në ekonominë e Afrikës.
“Kancelari i Gjermanisë ishte në Kenia rreth tre deri në katër muaj më parë. Unë sonte do të udhëtoj për në Gjermani sepse na premtoi se do të siguronim 200 mijë vende pune. Unë duhet të vazhdoj t’i ndjek ato mundësi, “tha zoti Ruto të dielën.
Kancelari Olaf Scholz, vizitat e fundit të të cilit në Afrikë kanë përfshirë udhëtime në Kenia dhe Nigeri, ka treguar interes për të nxitur investimet në kontinent, veçanërisht në sektorët kritikë të mineraleve dhe energjisë së gjelbër.
Kjo konferencë, nën titullin e Kompaktit të G20 me Afrikën, synon të forcojë lidhjet ekonomike midis vendeve afrikane dhe atyre të G20-ës.
Trembëdhjetë vende afrikane janë pjesë e programit – Benini, Burkina Faso, Bregu i Fildishtë, Republika Demokratike e Kongos, Egjipti, Etiopia, Gana, Guinea, Maroku, Ruanda, Senegali, Togo dhe Tunizia.
Udhëheqës nga vende të tjera afrikane, përfshirë Kenia dhe Nigeria, po marrin pjesë në këtë ngjarje si të ftuar.