Presidenti i PE, Tajani: Armiku tregtar i SHBA nuk është Europa por Kina

Përsa i përket tarifave të metaleve, presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një zgjedhje që në gjykimin tim është e pamatur dhe e nxituar, deklaroi sot në një intervistë për radion “Anche io” presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani.

“Armiku tregtar i SHBA nuk është Europa, armiku tregtar i amerikanëve është Kina, me Kinën kemi probleme edhe ne, sidomos përsa i përket çelikut, biçikletave, aluminit dhe qeramikës”, theksoi Tajani.

“Ka një mbiprodhim të produkteve kineze dhe Kina përpiqet të zgjidhë problemet e saj duke pushtuar tregjet tona”, tha ai, raporton atsh.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dhe me këtë nuk mund të mendojmë të shkojmë më tej, nëse ne duam të mbrojmë industrinë tonë, ndërmarrjet dhe punësimin pasi autarkia sjell vetëm dëm industrial”, theksoi Tajani.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Europa dhe Italia pa industri dhe pa biznese janë të destinuara të shohin rritjen e papunësisë”, u shpreh ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?