Presidenti iranian Rouhani: S’ka karantinë, të gjithë janë të lirë. Tregtia vazhdon
Presidenti iranian Hasan Ruhani njoftoi se asnjë qytet nuk ishte i karantinuar ose i kufizuar në aktivitetet tregtare të tregtarëve si pjesë e luftës kundër llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19).
Duke folur në kryeqytetin Teheran, sipas televizionit shtetëror iranian, Ruhani i kërkoi publikut të mos dilte nga shtëpia nëse nuk është e detyrueshme. “Nuk ka karantinë në Teheran apo qytete të tjera. Nuk ka kufizime në aktivitetet e tregtarëve. Të gjithë janë të lirë në tregtinë e tyre”.
Në lajme të tjera, Shtabi i Përgjithshëm iranian tha në një deklaratë të Premten se pazaret, tregjet, qendrat tregtare dhe rrugët do të evakuohen. Numri i rasteve në Iran, i cili është një nga vendet më të prekura nga virusi, është rritur në 12.729 dhe numri i vdekjeve në 611.