Presidenti Ivanov thërret Këshillin e Sigurisë, fton dhe shqiptarët

Presidenti Ivanov thërret  mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar mbi situatën në Kumanovë

Takimi do të mbahet pasdite dhe përveç anëtarëve të saj janë thirrur edhe liderët e partive më të mëdha në vend, lideri i LSDM-së Zoran Zaev, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe lideri i PDSH-së Menduh Thaçi. Pas përfundimit të mbledhjes, presidenti Ivnov do të ketë një dalje për median.

Në përbërje të Këshillit të Sigurisë janë edhe kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i parlamentit, ministri i brendshëm , ai i jashtëm dhe ministri i mbrojtjes si dhe tre anëtarët tjerë, Naser Sejdini, Flora Kadriu dhe Veli Kreci.

SHKARKO APP