Presidenti jep gjysmën e pagës për bamirësi

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa njoftoi se do të japë gjysmën e rrogës për bamirësi, ndërkohë që lideri milioner synon të drejtojë vendin duke dhënë shembullin e vet, ndërkohë që dhe fluturon me avion linje në klasin ”ekonomik”.

“Presidenti vazhdon të drejtojë duke dhënë vetë shembullin, e kemi parë atë të fluturojë muajin e kaluar në klasin ‘ekonomik’ dhe dje ai i tha kombit se gjysma e asaj që ai e merr si rrogë do t’i shkojë fondacionit ‘Nelson Mandela’ duke krijuar një fond për të pafavorizuarit”, njoftoi në “Twitter” shefi i partisë së tij, Mbalula Fikile.

Ramaphosa premtoi një “agim të ri” pasi zëvendësoi liderin e mbytur nga skandalet, Jacob Zuma, i cili u përball në fillim të këtij viti me shumë akuza për korrupsion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ramaphosa, një ish-lider sindikate u bë sipërmarrës milioner pasi mori ekskluzivitetin e “McDonald’s” për në Afrikën e Jugut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai merr një rrogë vjetore prej 3,6 milionë rand (289 000 dollarë).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?