Presidenti më i keq në historinë e Amerikës/Schwarzenegger krahason Trumpin me Hitlerin
Aktori i famshëm Arnold Schwarzenegger, përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet e tij sociale, duke mbajtur në dorë edhe shpatën e “Conan”, krahason presidentin ende në detyrë Donald Trump me Adolf Hitlerin.
Duke bërë thirrje për bashkim, pas ngjarjeve të shëmtuara në godinën e Kongresit amerikan, Schwarzenegger e quajti Trump-in presidentin më të keq të të historisë së Amerikës. ”Unë jam rritur në Austri dhe e mbaj mend mirë Kristallnacht-in, natën e xhamave të thyer. Ishte një natë tërbimi kundër hebrenjve në vitin 1938, nga grupi nazist ekuivalent me ”Proud Boys”. E mërkura ishte dita e xhamave të thyer mu këtu në SHBA”.
Aktori rrëfeu për herë të parë se babai e kishte dhunuar kur ishte i vogël, për shkak se dehej disa herë në javë nga ndjenja e fajit që kishte për bashkëpunimin me nazistët, si shumë fqinj të tjerë të tij.
”Trump kërkoi të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve, të ndershme. Ai nxiti një grusht shteti duke i mashtruar njerëzit me gënjeshtra. Edhe im atë e fqinjët tanë u mashtruan dhe unë e diu se ku të çojnë këto mashtrime. Presidenti Trump është një udhëheqës i dështuar, do të futet në histori si presidenti më i keq. Gjëja e mirë është se shumë shpejt, ai do të jetë po aq i parëndësishëm, sa një postim i vjetër në Twitter”.