Presidenti nigerian: Jam gjallë dhe jo klonim

Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari mohon akuzat se ai ka vdekur dhe është zëvendësuar nga një sozi. Një teori që ka qarkulluar shumë në mediet sociale, e që është përmendur edhe nga kundërshtarët e tij politikë, është se ai është zëvendësuar nga një sozi nga Sudani, i quajtur Jubril.

Nuk janë dhënë prova për këto aludime, por video në të cilat paraqitet pretendimi vazhdojnë të shikohen me mijëra herë në Youtube dhe Facebook.

”Unë jam i vërteti, ju siguroj. Shumë shpejt do të festoj ditëlindjen time të 76 dhe do të jem ende i fortë. Shumë njerëz kanë shpresuar që unë të vdisja gjatë sëmundjes, por ata që kanë përhapur thashethemet janë injorantë dhe të pafè”, tha Buhari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komentet, Buhari i bëri në Poloni, ku po merr pjesë në konferencën për klimën. Presidenca i qarkulloi më pas komentet e Buharit në një deklaratë që iu shpërnda medieve me ”e-mail”, nën titullin: “Unë jam i vërteti, presidenti Buhari iu përgjigjet akuzave për klonim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?