Presidenti që përgjysmoi pagën: Askush nuk do paguhet më shumë se unë!

Presidenti i sapozgjedhur i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, i njohur me inicialet e tij “AMLO”,  tha se planifikon që kur të marrë detyrën të paguhet sa gjysma e paraardhësit të tij.

Obrador tha se në muaj do të marrë 108.000 peso (5.707 dollarë) dhe se asnjë zyrtar shtetëror nuk do të ketë pagë më të lartë se presidenti.

Duke rikujtuar premtimin e dhënë për ndërprerjen e pagesave shtesë për zyrtarët e lartë qeveritarë, si për shoferët, rojet dhe sigurinë e posaçme shëndetësore të cilat financohen nga taksapaguesit, Obrador tha se “Ajo që duam është që buxheti të arrijë tek të gjithë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Supozohet se presidenti aktual i Meksikës, Enrique Pena Nieto merr 270 mijë peso në muaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?