Presidenti të Kenias i ndalohen Kostumt Kuanda në parlament
Kostumet Kaunda, shumë të dashura nga Presidenti i Kenias, William Ruto, u ndaluan në parlament.
Parlamenti i Kenias ka ndaluar veshjen e një kostumi, të quajtur sipas presidentit të ndjerë të Zambisë, Kenneth Kaunda, brenda parlamentit.
Kryetari i Parlamentit Moses Wetangula tha se kostumet Kaunda, si dhe veshjet tradicionale afrikane, nuk ishin të lejuara.
Presidenti kenian William Ruto shpesh i vesh ato në raste zyrtare.
Kjo e ka bërë kostumin Kaunda – një xhaketë safari me pantallona të ngjashme – të popullarizuar në klasën politike.
Kostumi është emëruar pas presidentit të ndjerë të Zambisë, të cilit i pëlqente t’i vishte ato dhe i bëri të njohura në mesin e liderëve politikë në të gjithë Afrikën Sub-Sahariane.
Kostumi, i cili quhet edhe kostumi i Mao Ce Dunit, është pa jakë dhe shpesh me mëngë të shkurtra.
Të martën, zoti Wetangula tha se vendimi i tij për të ndaluar kostumin ishte për shkak të tendencave të reja të modës që kërcënonin kodin e vendosur të veshjes parlamentare.
Ai vuri në dukje se kodi i duhur i veshjes për burrat “do të thotë pallto, jakë, kravatë, këmishë me mëngë të gjata, pantallona të gjata, çorape, këpucë ose uniformë shërbimi”.