Presidenti Trump bën testin e dytë për koronavirusin, del negativ

Presidenti amerikan Donald Trump  ka rezultuar negativ dhe në testin e dytë për koronavirus.

Mediat amerikane bëjnë me dije se presidenti Trump iu nënshtrua testit koronavirus më shumë se 2 javë më parë pasi kishte kryer një takim në Florida me homologun brazilian Bolsonaro.

Kreu i Shtetit të Brazilit pas takimit në Florida së bashku me një këshilltarin e tij rezultuan pozitivë dhe prandaj edhe Donald Trump kreu testin. Ndërkohë deri më tani një numër i konsiderueshëm zyrtarësh kongresmenë dhe senatorë amerikanë kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkë deri më tani në ShBA numri i të infektuarve ka shkuar në 245,341 ndërsa kanë humbur jetën 6,095 persona.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?