FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Trump: Moska mund të ndihmoj në zgjidhjen e krizave në botë

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një postim në Twitter deklaroi se raportet pozitive me Rusinë janë “një gjë e mirë”, dhe se Moska mund “të ndihmojë shumë” në zgjidhjen e krizave në Ukrainë, Kore të Veriut dhe Siri.

“Kur do ta kuptojnë kundërshtarët tanë se të pasurit marrëdhënie të mira me Rusinë është një gjë e mirë”, ka shkruar Trump në rrjetin social Twitter.

Në vizitën e tij 12 ditore në Azi, Trump ka thënë se Rusia është “sanksionuar rëndë” dhe se “ tani është koha të shërojmë një botë të shembur dhe të thyer”, shkruan rel. Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur sanksione Rusisë për dyshimet në ndërhyrjen e tyre në zgjedhjet presidenciale në SHBA, si dhe për agresionin në Ukrainë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?