Presidenti Trump: Objekti kryesor i naftës në Iran është shkatërruar plotësisht

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ishulli Kharg, ku ndodhet një nga infrastrukturat më të rëndësishme të naftës në Iran, është “shkatërruar plotësisht” nga bombardimet amerikane gjatë luftës në vazhdim me Iranin, sipas “The Independent”.

Presidenti Trump tha se ushtria amerikane ka shkatërruar plotësisht objektivin, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta godasin sërish “edhe disa herë të tjera, thjesht për qejf”.

Sipas Pentagonit, vetëm gjatë javës së parë të luftës janë përdorur municione me vlerë rreth 11,3 miliardë dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump gjithashtu pretendoi se Irani ka shprehur dëshirën për të negociuar një armëpushim, por ai tha se nuk e ka pranuar një marrëveshje të tillë pasi kushtet “nuk janë ende mjaftueshëm të mira”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, çdo marrëveshje duhet të përfshijë angazhimin e Iranit për të mos zhvilluar armë bërthamore.

Presidenti amerikan u bëri gjithashtu thirrje vendeve aleate, përfshirë Britaninë e Madhe, Francën dhe Japoninë, që të dërgojnë anije luftarake për të mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe për tregtinë globale të naftës.

Ai tha se është e mundur që anijet amerikane të fillojnë të shoqërojnë anijet cisterne që kalojnë në këtë zonë.

Lufta mes SHBA-së dhe Iranit ka hyrë në javën e tretë. Sipas raportimeve, 13 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 1 000 persona janë vrarë në Iran, përfshirë të paktën 175 fëmijë dhe punonjës të një shkolle që dyshohet se u godit nga bombardimet. ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?