Presidentit Macron i largohet një nga këshilltarët kryesorë

Këshilltari për Komunikim i Presidentit francez, Sylvain Fort tha se do të braktisë postin e tij në fund të janarit.

“Në fund të janarit, unë do të braktis funksionin e këshilltarit të komunikimit në Presidencën franceze,” tha Fort për agjencinë Frans Press, duke konfirmuar raportet e mëparshme në mediat franceze.

Fort njoftoi se dëshiron të angazhohet në projekte profesionale dhe familjare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi i tij vjen në kohën kur Presidenti Emanuel Macron, po përpiqet të fuqizojë pozitën e tij, pas protestave disa javore të grupit “Xhaketat e Verdha”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që nga mesi i nëntorit, kjo lëvizje protestonte kundër tarifave të reja për produktet e naftës si dhe kundër politikës së përgjithshme shtetërore. REL

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?