Presidentja Osmani: Përmes Serbisë, Rusia po mundohet të destabilizojë Ballkanin
”Përmes Serbisë, Rusia kërkon që të destabilizojë Ballkanin”, thotë Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Ajo deklaroi sot se zhvillimet në Ukrainë mund të prekin pjesën tjetër të botës, përfshirë kontinentin europian. Osmani tha se paqja në Evropë është e pamundur pa përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në BE.
Presidentja foli edhe për krimet serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë, krimet në fshatin Poklek, ku tha se ka qenë së fundmi. Po ashtu përmendi djegien e fëmijëve të gjallë në një shtëpi të fshatit në vitet e luftës.