Presidentja Osmani shkruan për “The Economist”: Nëse Rusia vijon luftën në Ukrainë, Serbia mund të destabilizojë Ballkanin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me anë të një opinioni për prestigjiozen britanike “The Economist”, ka folur për luftën në Ukrainë dhe zhvillimet e fundit. Duke përmendur Serbinë, presidentja ka theksuar destabilizimin që mund të ndodhë në Ballkan nëse Rusia vijon luftën e saj në Ukrainë.

“Putin i ka kthetrat e tij të ngulitura thellë dhe fort në rajonin tonë përmes ndikimit që ushtron mbi përfaqësuesin e tij, Serbinë, e cila ka intensifikuar përpjekjet për të destabilizuar Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi”.

Për të ndërkombëtarët duhet të shqetësohen për mbështetjen ushtarake që Rusia po i ofron Serbisë, dhe shton se kjo luftë është mënyra e Putinit për të testuar botën demokratike dhe është një përpjekje për të thyer frymën tonë demokratike.

”Kosova i di shumë mirë pasojat e luftës, të bëra në kurriz të një populli të pafajshëm. Veprimet e Sllobodan Millosheviçit çuan në luftëra të shumta të përgjakshme në ish-Jugosllavi të ndjekura nga një regjim gjenocidal, të gjitha në emër të dëshirave fashiste për të krijuar një “Serbi të Madhe”. Dhuna çoi në qindra mijëra vdekje, përdhunim të dhjetëra mijëra grave dhe shpërngulje të miliona”.

SHKARKO APP